‘Koalicioni për Integritet Zgjedhor’ (KIZ) gjatë një paraqitje për media ka thënë se deri më tani kanë vërejtur disa parregullsi në procesin zgjedhor.
KIZ thotë se në disa vendvotime ka munguar alfabeti i brajlit për personat e verbër. Po ashtu, sipas këtij koalicioni, ka pasur edhe mungesë të komisionerëve në disa vendvotime.
Ata thotë se kanë evidentuar edhe probleme tjera, siç është mungesa e qasjes së personave me nevoja të veçanta në qendrat e votimit.