Koalicioni për Integritet Zgjedhor edhe në ditën e balotazhit do të monitoroj zgjedhjet në Drenas.
Përmes një njoftimi për media, KIZ ka njoftuar se kësaj here do të angazhohen 90 vëzhgues, prej të cilëve 72 do të jenë në vendvotimet, kurse pjesa tjetër do jenë të angazhuar në ekipe vëzhguese mobile.
“Koalicioni – gjithashtu do të monitorojë edhe punën e organeve të drejtësisë që kanë mandat të sigurojnë realizimin e të drejtës qytetare për votim. Koalicioni po ashtu do të monitorojë edhe periudhën post zgjedhore si: procesin e numërimit të votave në qendrën e numërimit dhe punën e PZAP-së si organ që trajton ankesat eventuale nga subjektet e përfshira në proces”, thuhet në komunikatën e KIZ.
KIZ u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit të dalin në votime, për të ushtruar të drejtën e tyre qytetare dhe Kushtetuese.
Njoftohet se ky koalicioni do të prezantoj të dhënat nga terreni mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, përmes konferencave të rregullta që do të mbahen në orën 09:00, 12:00 dhe 17:00.