Insajderi
Show

Kjo banore u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania

Insajderi
23 February 2025 - 08:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo banore u eliminua mbrëmë nga Big Brother VIP Albania
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spektakli i mbrëmshëm solli një tjetër eliminim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku publiku vendosi që Livia të lërë garën.

Ajo ishte në nominim përballë Loredanës, e cila arriti të sigurojë mbështetjen e publikut dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në lojë.

Me emocionet e eliminimit të saj, Livia falënderoi banorët për eksperiencën dhe ndau fjalët e fundit para se të largohej nga shtëpia.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo po ashtu tha se nuk donte të kthehej në shtëpi edhe nëse kishte biletën e fatit.

Nga ana tjetër, Loredana, e cila shpëtoi këtë javë, duket e motivuar për të vijuar strategjinë e saj në lojë.

Me këtë eliminim, loja bëhet edhe më e fortë, ndërsa banorët po përballen me sfida të reja dhe strategji të reja për të qëndruar deri në finale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark