×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Kjo çka po shihni këto ditë është vetëm fillimi, kjo qeveri, këta njerëz nuk do të ndalen

    Insajderi
    17 April 2021 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Berat Buzhala

    Kjo cka po shihni keto dite eshte vetem fillimi. Kjo qeveri, keta njerez, nuk do te ndalen. Do te shpifin kunder gazetareve, do t’i shantazhojne gazetaret, do t’i sulmojne gazetaret, do te montojne skandale ndaj gazetareve. Qellimi final i tyre eshte qe te deligjitimohen dhe dehumanizohen ata, qe pastaj procesi i nenshtrimit te shoqerise te jete me i lehte per ta. Qe ata dhe publiku te komunikojne pa filtera, qe propganda qeveritare te shkoje e pafiltruar deri ne familjen e fundit.Kete film e kemi pa edhe ne vende te tjera.

    Disa vazhdojme edhe sot e kesaj dite t’i shohim. Erdogani ne Turqi, Putini ne Rusi, Trumpi ne Amerike, Bolsonaro ne Brazil, Duterte ne Filipine dhe me i vogli por jo per nga ilustrimi Edi Rama ne Shqiperi Krejt keta, pasiqe e kane shtypur opoziten i jane turrur mediave. I kane quajtur agjente te huaj, i kane quajtur te korruptuar, i kane quajtur armiq te popullit. A e keni pyetur veten ndonjhere nese ka shpifje dhe gazetari te keqe ne Gjermani, Britani te Madhe, Itali dhe ne vende te tjera sikur keto? Sigurisht qe ka, por kryeministrat e ketyre vendeve, ministrat e tyre, nuk u bejne thirrje policise me troktire ne dyer te mediave. Edhe neseeee ndonjehere nje gje e tille ndodhe te behet, ka unitet te shoqerise per me e denu ate akt. T

    hemelet e demokracise se Kosoves nuk jane aq te forta sa per t’i rezistuar agresionit politik, sic ishte fjala ne Amerike. Themelet tona jane edhe me te dobeta se ato te Turqise dhe Hungarise, prandaj jemi te rrezikuar seriozisht. Nuk jemi na gazetaret te rrezikuar, jeni ju qytetaret te rrezikuar. Nuk po flas per rrezik akut, por per rrezik afatgjate. Keshtu qe, Albin Kurtit ia keni dhane krejt cka ai ka kerku. Ia keni dhane 50 perqind. Ia keni dhane shumicen e Kuvendit. Mos ia jepni edhe te drejten me qene kryeredaktor i Kosoves. Kjo e demton ate, ju demton ju, e sigurisht edhe ne. Mos i besoni Atij, qe Ai me i caktu kufinjte e lirise se shprehjes. Mos i besoni Atij, qe Ai me tregu cila media eshte e mire e cila nuk eshte, cila eshte profesionale, e cila nuk eshte.

    A e keni pa: Mimoza Kusari, shefe e Grupit Parlamentar te LVV’se, ka aktakuze per shitje te distribucionit, sepse ka qene pjese e qeverisjeve te kaluara, ka qene pjese e qeverive te PAN’in, mirepo kur ajo e veshe petkun e LVV’se ajo eshte e mire, eshte e amnistuar. Gazetaret jane armiq te popullit, sepse gjate ketyre 20 viteve rruget e jetes se tyre jane lidhur me parti te tjera. Sipas LVV’se e vetmja menyre per me e shpetu koken eshte nenshtrimi. Eshte antaresimi. Eshte berja propgande per ta. Atehere, edhe nese je Fatmir Sheholli, ti je i paster, ti je i amnistuar.

    Te dashur miq, mediat nuk jane organizata perfekte. Ka edhe ne mesin tone disa qe jane me te mire, e disa te tjere qe jane edhe me te mire. Por nese LVV dhe propagandistat e tyre mendojne qe keto media ekzistojne vetem fale korrupsionit te PDKLDKAAKNISMA, atehere le ta ndalin ate korrupsion dhe ta shohim a do te ekzistojne ato media. Sigurisht qe do te ekzistojne. A e keni pa qysh Express dhe T7 kane qene shume te mira ne vitin 2019, kurse ne vitin 2020 shume te keqija? Te njejtit njerez andej e kendej, te njejtat burime te financimit, mirepo fakti qe jau kemi prishe tymin e duhanit kur ishin ne qeveri ne ato 50 dite e prishi romansen.

    Pra, nuk ka kurrgjo fisnike tek LVV. Cdo gje eshte personale. Boll ka pushtet LVV, mos i jepni edhe ma shume. Asnje shoqeri nuk eshte zhvilluar duke e glorifiku individin, duke krijuar kulte. Albin Kurti, le te me falin besimtaret, eshte vetem nje njeri, mirepo nese shkojme pas logjikes se militanteve ne ne fund do te detyrohemi qe foton e tij ta kemi ne ekran te televizorit, pa marre parasysh se cfare ka ne program.

    Kaq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark