Kjo është 26 vjeçarja që dyshohet se ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është 26 vjeçarja që dyshohet se ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë

    Insajderi
    11 April 2025 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 26 vjeçare, ka vdekur sot pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.

    Gazeta Insajderi mëson se vajza që mbeti e vdekur është Xheneta Ejupi.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

    “Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

    https://www.facebook.com/share/r/1ACRT5bPJR


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark