Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
Komandant Mustafa – Cali, është shpallur i pafajshëm për akuzën trajtim mizor, shkruan Gazeta Insajderi.
“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim luftë. Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme”.
“Trupi gjykues ju dënon me dënim të njësuar me 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia. /Gazeta Insajderi