×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Momenti kur Salih Mustafa u shpall fajtor dhe u dënua me 26 vjet burgim

    Insajderi
    16 December 2022 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Salih Mustafa është shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 26 vjet burg ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.

    “Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim luftë. Duke qenë se jeni shpallur fajtorë për më shumë se një vepër, dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme”.

    “Trupi gjykues ju dënon me dënim të njësuar me 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, tha kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia.

    Prokuroria e specializuar e akuzonte Salih Mustafën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përkatësisht se ai ka nxitur ose urdhëruar akte kriminale të privimit arbitrar nga liria, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

    Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

    Kryegjykatësja, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë para shpalljes së vendimit se ka mendime të gabuara se akuzat janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës.

    “Në asnjë moment nuk është gjykuar UÇK-ja”, ka thënë ajo.

    Ajo ka thënë se viktimat që kanë marrë pjesë në procesin gjyqësor kundër Mustafës janë të frikësuar për veten dhe familjarët e tyre, dhe ende janë të traumatizuar për gjërat që kanë përjetuar.

    Në përmbledhje të aktgjykimit, Veldt-Foglia ka thënë se dëshmitë e dëshmitarëve kanë qenë të qarta, koherente dhe përputhëse.

    “Dëshmitë e kanë konfirmuar njëra-tjetrën”, ka thënë ajo.

    Më herët, pranë këtij institucioni janë dënuar Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për pengim të administrimit të drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark