Kjo është arsyeja përse nuk flasin Leonora dhe Nora - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Kjo është arsyeja përse nuk flasin Leonora dhe Nora

    Insajderi
    27 December 2020 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ftuar në “Shiko Kush Luan”, për shkak të pyetjeve gjatë lojërave, këngëtares Leonora Jakupi iu desh të rikthehej në një temë të vjetër.

    Ajo deklaroi se nuk flet me Nora Istrefin. “Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”, u shpreh Jakupi.

    Por, për çfarë lidhet çështja? Në fakt nuk është asgjë e re.

    Hatërmbetja ka të bëjë me një ngjarje të afro katër viteve më parë.

    Një këngë është bërë “mollë sherri” mes këngëtareve meqenëse thuhet se njëra i ka marrë këngën tjetrës.

    Duket se pavarësisht viteve, Leonora dhe Nora vazhdojnë të jenë pa ndonjë kontakt me njëra-tjetrën. /Prive.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark