Insajderi
Biznes

Kjo është bankënota e re 50 euro

Insajderi
05 July 2016 - 23:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka Qendrore Evropiane e ka prezantuar bankënotën prej 50 eurosh e cila do të duhej të zëvendësonte bankënotën më të falsifikuar.

Bankënota e re do të lëshohet në qarkullim në prillin e vitit 2017. Secila bankënotë e ka “jetëgjatësinë” deri në katër vjet e gjysmë, ndërsa ajo kushton nga 6-10 centë për t’u shtypur.

Shfrytëzimi i bankënotave 50 euro është dyfishuar gjatë 15 vjetëve të fundit, me më shumëse 8.5 milionë bankënota në qarkullim.

Është njoftuar se bankënota e re do të vështirësojë falsifikimin. Sivjet më herët është njoftuar se nga emetimi do të tërhiqet bankënota 500 euro pasi që ajo shumë shpesh përdoret për shpëlarje parash./Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark