×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është deklarata e Thaqit pas humbjes ndaj Ferizajt

    Insajderi
    25 February 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, theksoi se në kërkim të shënimit të golave ndaj Ferizajt, skuadra la prapa hapësira të cilat i shfrytëzoi Ferizaj dhe e fitoi ndeshjen.

    Sidoqoftë, trajneri Thaqi theksoi se ka në përbërje lojtarë profesionistë, të cilët do t’i rikuperojnë pikët e humbura.

    “Nuk është vetëm pjesa e dytë, edhe pjesa e parë na takoi neve. Ishte lojë që duhej me çdo kusht të shënonim dhe lamë hapësira prapa. Nuk ishim të organizuar dhe Ferizaj shënoi në dy raste, një nga ndërprerja dhe një nga kundërsulmi. Ne krijuam rastet që i patëm. Ajzeraj pati mundësi, por edhe kapiteni Limani nuk ishte i saktë në rastin që e pati. Na mungoi fati”, tha Thaqi fillimisht, ndërsa përmendi edhe lojtarët që i munguan në këtë ndeshje, Almir Kryeziu, Besnik Krasniqi dhe Marko Simonovski.

    “Normal që ata janë tre lojtarë të rëndësishëm për ekipin, qoftë Krasniqi që është golashënues i ligës, Simonovski apo Kryeziu. Por të tjerët duhej ta bënin punën e tyre, nuk është dashur të ndihej mungesa e tyre. Duhej të ishim të durueshëm që ta përfundojmë lojën më herët. Por lojtarët që i kam në skuadër janë profesionistë dhe nuk ka të bëj me motivim. Duhet të stërvitemi. Edhe pse humbëm këtë ndeshje, duhet t’i rikuperojmë pikët”, është shprehur Thaqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark