Insajderi
Lajme

Kjo është e arrestuara për votat në Deçan, shefe e kabinetit të Kryetarit

Insajderi
06 February 2026 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është e arrestuara për votat në Deçan, shefe e kabinetit të Kryetarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve që lidhen me parregullsitë në procesin e numërimit të votave në komunën e Deçanit.

Insajderi mëson se e arrestuara është Manjolla Shala e cila mban pozitën e shefes së kabinetit të Kryetarit të Komunës së Deçanit.

Ajo është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, ndërsa dyshohet për përfshirje në rastin që lidhet me procesin zgjedhor.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se ndalimi është kryer me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sipas tij, brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të dyshuarës në procedurë penale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark