Kjo është gjendja e fëmijës që u shkelë me veturë nga ministrja Hajdari, flet doktori - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është gjendja e fëmijës që u shkelë me veturë nga ministrja Hajdari, flet doktori

    Insajderi
    11 April 2022 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fëmija i cili është shkelur dje me veturë nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është trajtuar në Klinikën Emergjentë të QKUK-së.

    Por, pasi që ka marrë trajtimin nga ana e stafit mjekësor, fëmija është liruar për në shtëpi.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Drejtorin e Klinikës së Emergjencës doktor Naser Syla, për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës, por i njëjti nuk ka dhënë detaje.

    Syla vetëm e ka konfirmuar se fëmija pas trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi.

    “Është trajtuar në Emergjencë dhe ka shkuar në shtëpi”, tha Syla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark