Insajderi
Lajme

Kjo është gjendja e personit të plagosur në Livoç të Gjilanit

Insajderi
09 October 2026 - 20:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është gjendja e personit të plagosur në Livoç të Gjilanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Personi që mbeti i plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët të Gjilanit i është nënshtruar operacionit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla tha se i pacienti është në sallën e operimit dhe se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Ai shtoi se pas përfundimit të operacionit, i njëjti do të shtrohet në Klinikën e Mjekësisë Intensive për monitorim të gjendjes së tij shëndetësore.

“E rëndë është gjendja, është ende në sallë të operacionit. Pas operacionit do të transferohet në mjekim intensiv”, tha ai për Klankosova.tv

Viktima mbeti i plagosur nga dhëndrri i vëllait i cili vrau edhe dy persona tjerë, gruan dhe vëllain e saj.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark