Insajderi
Lajme

Kjo është gjendja e protestuesit që iu lëndua syri nga një plumb gome- pritet të dërgohet jashtë shtetit

Insajderi
25 October 2026 - 11:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është gjendja e protestuesit që iu lëndua syri nga një plumb gome- pritet të dërgohet jashtë shtetit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bes Kallaku ka ndarë një përditësim për gjendjen shëndetësore të mikut të tij, Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë.

Përmes një postimi në Instagram, aktori dhe këngëtari bëri të ditur se kishte folur me Erjonin mëngjesin e së dielës dhe se, fatmirësisht, ai ndodhej në gjendje më të mirë.

Megjithatë, dëmtimi i rëndë në sy kërkon trajtim më të specializuar jashtë Shqipërisë.

Besi shprehu shpresën që transferimi të realizohet gjatë ditës, ndërsa falënderoi të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje dhe janë treguar të gatshëm të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.

Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 tetorit, ku, sipas raportimeve, dyshohet se u godit nga një plumb gome.

Ai mori trajtim në Spitalin e Traumës dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dëmtimi ka ngritur shqetësime për shikimin e tij, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur destinacioni ku pritet të kryhet trajtimi i specializuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark