Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë.
Në këto dy pika kufitare, kolona është një kilometër, ndërsa pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në një orë.
Nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, hyrje-daljet janë lehtë të kalueshme, ku pritjet më të gjata janë deri në 5 minut.