Kjo është gjendja shëndetësore e qytetarit, që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 3

    Kjo është gjendja shëndetësore e qytetarit, që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve

    Insajderi
    14 October 2019 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Stabilizohet gjendja e qytetarit që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve.

    Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, sot në Repartin e Neurologjisë ka vizituar një pacient, i cili në natën e rezultateve të zgjedhjeve pati pësuar infarkt në tru.

    Avdyli ka treguar se gjendja e tij është stabile, derisa ka thënë se duke i dhënë zor për LDK-në e Vjosa Osmanin ai u bë për spital.

    Ky është postimi i ish- deputetit:

    Sapo vizitova pacientin në Neurologji E.E. nga Reçaku i cili në natën e rezultateve të zgjedhjeve ka pësuar infarkt të trurit. Gjendja e tij stabile per jetë por me parezë të anës së majtë. Shumë i dha zor për LDK-në e Vjosën tha gruaja e tij. Kur pacientit i thashë që Vjosa është interesuar për shëndetin tënd, e të ka bë të fala dhe enkas për ty unë kam ardhë sot, tha shkurt mos ban bre hajgare, a përnime a. Duke u përshendet,m’u drejtua , gjithmonë isha dhe do jem me LDK-në.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark