Insajderi
Lajme

Kjo është gruaja që vdiq në Spitalin e Gjakovës, partneri i saj fajëson mjekët

Insajderi
29 November 2025 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është gruaja që vdiq në Spitalin e Gjakovës, partneri i saj fajëson mjekët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas Genc Abilikës, Myzafere Rizvanollit nuk iu ofrua trajtimi i nevojshëm mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku ajo po mjekohej që nga viti 2022. 64-vjeçarja, e cila ishte në gjendje kome, kishte qëndruar për tre vjet në njësinë e kujdesit intensiv, pa mundësi komunikimi.

Abilika, i cili kishte bashkëjetuar për më shumë se dhjetë vjet me Rizvanollin, vlerëson punën e infermierëve, por shpreh pakënaqësi ndaj mjekëve dhe drejtuesve të spitalit. Ai thotë se gjatë dhjetë ditëve të fundit nuk është lejuar të qëndronte pranë partneres së tij me të cilën kishte kaluar 14 vite.

Ai ka paraqitur të njëjtat pretendime edhe në Policinë e Gjakovës, që tashmë ka hapur rast për trajtim të mundshëm të papërgjegjshëm mjekësor. Ndërkohë, Drejtoria e Spitalit të Gjakovës ka kërkuar nga policia dhe prokuroria që rasti të hetohet deri në fund, me qëllim që, siç thuhet, të mos dëmtohet reputacioni i institucionit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark