×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Kjo është kërkesa e PDK-së për Kurtin

    Insajderi
    29 October 2022 - 14:10

    Partia Demokratike e Kosovës po kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta bëjë publik propozimin franko-gjerman për dialogun.

    Bernard Nikaj, sekretar për marrëdhënie ndërkombëtare në këtë parti ka thënë të shtunën se Qeveria duhet të jetë transparente në këtë drejtim.

    “Refuzoj të qëndrojë këtu dhe të spekuloj sepse duke spekuluar mund ta dëmtojë një proces i cili është më i rëndësishëm sesa qëllimet tona ditore politike. Qëndrimi jonë është i qartë: Qeveria duhet ta shpjegojë dhe të jetë transparente rreth asaj se çka përmban ky propozim. Duhet të marrë vendim dhe pozicion se cili është pozicioni i Qeverisë në raport me të. Ne përkrahim procesin e dialogut dhe çfarëdo rruge i cili sjell te një marrëveshje gjithpërfshirëse me njohjen në qendër”, ka thënë Nikaj në një konferencë për media të shtunën.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark