Insajderi
LifeStyle

Kjo është koha ideale për marrëdhënie intime

Insajderi
25 October 2025 - 22:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është koha ideale për marrëdhënie intime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ora më e mirë për marrëdhënie intime ndryshon me moshën

Për disa, një marrëdhënie intime në mëngjes është mënyra perfekte për të nisur ditën, ndërsa shumica preferojnë butësinë e pasdites ose intimitetin e mbrëmjes.

A ekziston “koha ideale”?

Shumë pyesin nëse ekziston momenti më i mirë për intimitet dhe a ndryshon kjo me kalimin e viteve. Nuk ka përgjigje universale, por një studim tregoi se raportet intime ndodhin më shpesh vonë natën.

Koha e dytë më e preferuar është mbrëmja e hershme, ndërsa 16% e të anketuarve pranuan se parapëlqejnë masturbimin në mëngjes më shumë se marrëdhënien e mbrëmjes (10%).

Edhe gjinia ka rol: sipas një kërkimi të kompanisë Lovehoney, burrat ndihen më të disponueshëm për intimitet në orët e mëngjesit (6–9), ndërsa gratë shpesh janë më të eksituara vonë në mbrëmje, mes orës 23:00 dhe 02:00.

Por fakti që një kohë është më e zakonshme, nuk do të thotë se është edhe më e mira. Ja si ndryshon intimiteti sipas moshës:

20 – 30 vjeç

Edhe pse shumica e përjetojnë intimitetin për herë të parë rreth moshës 17 vjeç, të njëzetat janë periudha kur libidoja është në kulm. Hormonet janë më aktive, fertiliteti më i lartë, dhe dëshira më e fortë.

Eksperti i hormoneve, Mike Kocsis, thotë: “Keni më shumë energji, reagim emocional më të fuqishëm dhe libido më të lartë, veçanërisht rreth ovulacionit.”

Prandaj, mëngjesi shpesh është koha më e mirë. Përveç kësaj, kjo dekadë është ideale për eksplorim dhe spontanitet. Seksologia April Maria thekson: “Koha më e mirë është kurdo që shfaqet dëshira”, transmeton Telegrafi.


OP-ED
Nga Rubrika
LifeStyle
27 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark