Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është komuna e parë që merr vendimin për faljen e 100 eurove tatim për qytetarët

    Insajderi
    25 August 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi Komunal i Graçanicës ka vendosur t’ua falë deri 100 euro tatim të gjithë banorëve të kësaj komune.

    Kjo është bërë e ditur nga nënkryetari i Komunës, Leutrim Ajeti, i cili ka thënë se vendimi në Kuvendin Komunal është marrë me shumicë votash.

    Kuvendi Komunal sot me shumicë votash ka miratuar vendimin për faljen e tatimit në pronë në përputhje me Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme”, ka njoftuar Ajeti.

    Ndërkohë, sot, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme si dhe ka kërkuar masën e sigurisë.

    Ndaj kësaj ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur të kotë dërgimin e Ligjit në Kushtetuese për faktin se i njëjti ligj tashmë është në fuqi derisa komunat kanë kohë deri më 15 shator të vendosin nëse do t’ua falin ose jo deri 100 euro tatim qytetarëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark