Kjo është mosha e 28 viktimave të koronavirusit në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mosha e 28 viktimave të koronavirusit në Kosovë

    Insajderi
    07 September 2021 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19,.

    Viktimat më të reja gjatë kësaj kohe janë një grua dhe një burrë të moshave 40-49 vjeçare nga komuna e Malishevës dhe e Podujevës.

    5 viktima janë të moshave 50-59 vjeçare, 2 nga komuna e Ferizajt, 1 nga Gjakova, 1 nga Prizreni dhe 1 nga Prishtina.

    4 viktima janë të moshave 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga komuna e Gjilanit, 1 nga Skenderaj dhe 1 nga Podujeva.

    13 viktima janë të moshave 70-79 vjeçare. 3 viktima janë nga Kamenica, 2 nga Mitrovica, 2 nga Gjakova, 2 nga Gjilani, 1 nga Prishtina, 1 nga Ferizaj, 1 nga Malisheva dhe 1 nga Fushë Kosova.

    4 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 nga viktimat është nga Prishtina, 1 nga Peja, 1 nga Gjakova dhe një nga Mitrovica.

    Kujtojmë që gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar edhe 920 raste të reja të infektuara me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 698 persona janë shëruar nga ky virus gjatë kësaj kohe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark