Insajderi
Lajme

Kjo është mosha e gruas që dyshohet se u vetëvra në Gurakoc të Istogut

Insajderi
10 June 2025 - 11:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është mosha e gruas që dyshohet se u vetëvra në Gurakoc të Istogut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut, ku një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dyshimet e para janë që e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Insajderi mëson se viktima është e lindur në vitin 1963, pra 62 vjeçare.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gurakoc të Istogut, një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Dyshimet preliminare tregojnë se e njëjta dyshohet se ka bërë vetëvrasje,” tha Nikçi.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark