Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mesditën e sotme (e mërkurë) në rrugën “Ferat Dragaj” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Viktima është rreth 40 vjeç. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete, grua, rreth 40 vjeç. Rasti është cilësuar ‘hetim mbi vdekjen’” – ka thënë Ulaj për Insajderin.
Insajderi ka kontaktuar me shefin e urgjencës në Prishtinë, Avdyl Pacollin dhe i njëjti tha se viktima është gjetur në holl të banesës e përgjakur.
Ai tha se afër saj është gjetur edhe proteza e gojës dhe njolla gjaku.
Gazeta Insajderi ka siguruar edhe deklaratën e dëshimtarit i cili kishte telefonuar policinë për rastin në fjalë.
Ai ka thënë për Insajderin se e kishte parë 30 vjeçaren duke u kollitur dhe teksa i dilte gjak nga goja. Shtoi se ajo ishte e shtrirë dhe nuk zvarritej në atë moment.
“E kam pa tu qite gjak prej goje, shume jo pak. Tu kollit, u kane e shtrime ne shpine, momentin qe jam afru ajo u nal, nuk u zvarrtike. Se ish kan tu tentu me shku prej katit parë në kat të dytë”, i ka thënë dëshimtari Alban .B Gazetës Insajderi.