×
  • Sport
  • Sport

    Kjo është nota e Vedat Muriqit ndaj Cadizit, ishte një nga më të mirët në fushë

    Insajderi
    28 April 2024 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skuadra Mallorcas ka barazuar 1:1 ndaj Cadizit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.

    Gol në këtë takim shënoi edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline

    Muriqi shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij, por më pas vendasit barazuan shifrat në 1:1.

    Sipas Sofa Score, lojtari kosovar ishte një nga më të mirët në fushë. Ai u vlerësua me notën 7.3 – dhe vetëm bashkëlojtari i tij, Valjent kishte notën më të madhe 7.8.

    Kujtojmë që Vedat Muriqi luajti vetëm deri në minutën e 84’të dhe më pas u zëvendësua nga Prats./Indeksonline/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark