Kjo është pasuria marramendëse e Dua Lipës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kjo është pasuria marramendëse e Dua Lipës

    Insajderi
    23 May 2021 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është padyshim personifikim i fjalës sukses, e cila po shënon rritje të jashtëzakonshme në botën e muzikës.

    Arritjet e saj të mëdha i kanë sjellë të ardhura të majme, duke e bërë kështu një ndër artistët e rinj më të pasur.

    Sipas mediave të huaja, Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar falë pasurisë së saj neto 36 milionë paund, apo 41.8 milionë euro.

    Së fundmi, këngëtarja i ka dalë në mbrojtje qytetarëve palestinezë, pas sulmeve të vazhdueshme nga ana e Izraelit. Por këto postime të saj që në thelb kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të njerëzve nuk janë pritur mirë nga të gjithë, sidomos nga pala izraelite.

    Madje këto postime të artistes kanë prekur edhe prestigjiozen “New York Times”, që ka dalë kundër Duas.

    Për shkak të këtyre akuzave, Dua Lipa është detyruar të reagojë dhe të sqarojë të vërtetën në lidhje me qëndrimet e saj.

     “I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izrealit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin. Rrjeti i Vlerave Botërore po përdor paturpësisht emrin tim për të zhvilluar fushatën e tyre me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, shkruan Dua Lipa në një postim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark