×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kjo është përgjigja e Gërvallës kur pyetet nëse Kosova do bashkim me Shqipërinë

    Insajderi
    24 March 2023 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në intervistën e dhënë për gazetën portugeze është pyetur edhe për raportet e Kosovës dhe Shqipërisë dhe rreth asaj nëse ka ende ideale për t’u bashkuar apo është e mundur të vazhdohet ndërtimi i dy shteteve edhe përkundër faktit se janë të një etnie dhe një gjuhe.

    Gërvalla ka thënë se fakti që 95 e popullit të Kosovës flasin gjuhën shqipe është një urë lidhëse shumë e rëndësishme  për raportet me Shqipërinë që Gërvalla thotë se “është fqinji ynë i parë dhe partneri ynë më i rëndësishëm”.

    Por ajo shton se Republika e Kosovës nuk ka për të shkuar askund dhe se është një realitet. Gërvalla për gazetën portugeze ka thënë se Kosova dhe Shqipëria mund të anëtarësohen bashkë në Bashkim Evropian.

    “Republika e Kosovës nuk po shkon askund, është një realitet, dhe ne po punojmë shumë dhe fort për të ndërtuar një shtet demokratik, të drejtë dhe të begatë që së bashku me Shqipërinë të mund të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian në të ardhmen”, ka thënë kryediplomatja kosovare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark