Komisioni Qendror Zgjedhore (KQZ), në faqen zyrtare të saj ka dal me rezultate preliminare të daljes së votuesve në zgjedhje.
Në Komunën e Podujevës deri në ora 19:00 sipas rezultateve të KQZ-së, kanë dal 85.254 votues ose 47.83 përqind, në gjithsej 111 vendvotimeve sa janë gjithsej në këtë komunë.
Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga të cilat janë dërguar të dhënat janë 811 mijë e 073 votues nga gjithsej 1 milionë e 937 mijë e 868 votues.
Deri më tani kanë dal të votojnë 44,18%.
Sipas një Exit Poll-i të Klan Kosovës, PDK ka marrë 22.28%, LDK 30%, VV 30%, AAK-PSD 10.58%, Nisma-AKR 4.41% dhe partitë tjera rreth 2.20%. /Insajderi.com