Insajderi
Lajme

Kjo është pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 11:00

Insajderi
28 December 2025 - 11:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo është pjesëmarrja në zgjedhje deri në ora 11:00
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri në orën 11:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë është 8,41 për qind, duke reflektuar një dalje relativisht të ulët në orët e hershme të votimit.

Nga gjithsej 1,999,204 qytetarë të regjistruar në Listën e Votuesve, deri në këtë orë kanë votuar 168,179 persona.

Tradicionalisht, pjesëmarrja në zgjedhje në Kosovë rritet gjatë orëve të pasdites, prandaj pritet që përqindja e votuesve të rritet me kalimin e ditës.

Politikanët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark