×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, Çitaku ironizon me vizitën e tejzgjatur të Kurtit në Geqi

    Insajderi
    11 July 2022 - 13:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga 5 korriku po qëndron në Greqi. Arsyeja e këtij udhëtimi ishte për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Greqisë.

    Por, sipas nënkryetarës se PDK-së, Vlora Çitaku Kurti tashmë do të duhej të kthehej sepse sipas saj në konferenca të tilla më së shumti qëndrohet dy ditë.

    “Sinqerisht, a din dikush me më tregu qe sa ditë është Kryeministri në Greqi? Rëndom, në konferenca të tilla, Kryeministri shkon në hapje, e mbanë fjalimin/takimet dhe kthehet. Më së shumti 2 ditë”, ka shkruar ajo në facebook.

    Po ashtu ajo ka ironizuar duke thënë se nuk po dihet se kush është duke qeverisur Kurti apo Bislimi.

    “As Kryeministri i Greqisë nuk rrin aty 1 javë, e lëre më të tjerët.  Kosovën po e qeverisë Besnik Bislimi. Duket se kjo është Qeveria Bislimi I, jo Kurti II”, përfundoi ajo.

    Ndryshe kanë kaluar 6 ditë që kur Kurti ka nisur viztën e tij. Sot ai është takuar atje edhe me të dërguarin e posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ku kanë diskutuar lidhur me dialogun.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark