×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Skandaloze | Rrahu kolegen e tij, Prokuroria e akuzon policin pejan veç për ‘lëndim të lehtë trupor’

    Insajderi
    04 July 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Pejë tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj rreshterit të Policisë së Kosovës, Senad Hamzic pasi i njëjti në muajin maj kishte sulmuar fizikisht kolegen e tij, në veturën e tij personale.

    Me ngritjen e kësaj aktakuze është shënuar edhe një rast skandaloz nga organet e drejtësisë në vend. Prokuroria po e akuzon rreshterin, Senad Hamzic veç për veprën penale ‘lëndim të trupor’, kurse i njëjtit e kishte rrahur mizorisht kolegen e tij, F.K (emër i njohur për redaksinë). Madje në aktakuzën e siguruar nga Insajderi ceket se i njëjti gati e kishte privuar nga jeta viktimën.

    “Ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, thuhet në aktakuzën e ngritur nga prokuroria ndaj rreshterit Hamzic ndërsa fillimisht ai po hetohej nën veprën penale “lëndimit të rëndë trupor“.

    Rasti ka ndodhur me 15 maj të këtij viti rreth orës 03:00 në rrugën e transitit në Pejë.

    Rreshteri Hamzic shihet duke e dhunuar viktimën në veturën e tij.

    “…seriozisht e kanos dëmtuarën F.K se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që pasi i pandehuri e kishte sulmuar fizikisht të dëmtuarën në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e parë, njëjtën kundër vullnetit të saj e futë në veturën e tij, vazhdon për në drejtim të rrugës “Konferenca e Bujanit”, ku e dëmtuara duke qenë e lënduar dhe e frikësuar, tenton ta frenoje veturën duke quar frenin e dorës dhe hapë derën për ta kërcyer nga vetura, mirëpo i pandehuri nuk ndalon ashtu që me të arritur në vendin e sipërshënuar”, thuhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Insajderi.

    Hamzic krejt këto veprime dyshohet se i ka bërë për shkak të xhelozisë, pasi në të kaluarën kishte lidhje me zyrtaren policore. E njëjta tanimë kishte nisur një lidhje të re.

    “…i njëjti i drejtohet së dëmtuarës me fjalët “kom me ju vra të dyve”, duke aluduar edhe në një person për të cilin i pandehuri dyshonte se e dëmtuara po e tradhtonte me te, ndërsa më pas nga frika dhe ankthi e njëjta fillimisht lajmëron rastin si lëndim aksidental se kinse ishte rrëzuar në shtëpi, ndërsa më pas njofton Policinë se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga i pandehuri Senad Hamziq”, theksohet tutje.

    Gjykata Themelore në Pejë kishte marrë vendim që rreshteri Senad Hamziç që dyshohet se ka rrahur kolegen e tij, nuk do të qëndronte në paraburgim.

    Gjykata kishte vendosur që ai të qëndrojë një muaj në arrest shtëpiak.

    Ndërkohë, IPK njoftonte se me gradën e rreshterit, Hamziç, “jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark