×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kjo është shuma marramendëse që pagoi mërgimtari për përmendoren e Albin Kurtit

    Insajderi
    13 February 2024 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sabahudin Uka, me nofkën “Polaku”, mërgimtari nga Podujeva ka përgatitur një përmendore për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai do ta zbulojë përmendoren më 14 shkurt.

    Zbulimi do të bëhet më 14 shkurt, gjegjësisht nesër, në Peran të Podujevës.

    “Albin Kurti, shpresa e fundit”, thuhet poshtë përmendores që ka përgatitur Sabahudin Uka për Kurtin.

    Insajderi ka biseduar me familjarë të mërgimtarit, të cilët bënë me dije se kostoja totale e përmendores është 50 mijë euro.

    Familjarët kanë bërë të ditur se përmendorja s’është përgatitur nga vetë Uka, mirëpo që ai ka paguar skulptorë nga Kosova për një gjë të tillë.

    Sipas tyre, përmendorja ka pasur të zbulohet më 28 nëntor, mirëpo është shtyrë meqë me atë datë të vitit që shkoi u ngrit përmendorja në Podujevë.

    “Polaku” në bazë të informacioneve publike, jeton në Spanjë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark