Kjo është vetura që vozitet më së shumti nga shoferët agresivë sipas gjermanëve - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kjo është vetura që vozitet më së shumti nga shoferët agresivë sipas gjermanëve

    Insajderi
    25 January 2024 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të godasin nga pas dhe të ngasin një milimetër pas teje. Ata kthehen dhe ndryshojnë korsi pa ndezur. Ata ju kapërcejnë në një kthesë. Ata ju anashkalojnë në autostradën në të djathtë. Ata ndezin drejt jush si të çmendur nëse, sipas mendimit tuaj, nuk e keni kaluar kamionin aq shpejt sa duhet. Këta janë shoferët agresivë për të cilët – sipas hulumtimit të institutit gjerman “Innofact” dhe portalit automobilistik “Leasingmarkt” – rreth 90 për qind e shoferëve pretendojnë se ekzistojnë.

    Dhe jo vetëm kaq; Mijëra shoferë të pyetur gjithashtu besojnë se ka një lidhje me markën e makinës që drejtohet nga shoferë të tillë, kështu që në anketë ata kanë dhënë votën e tyre për ato marka.

    Një markë zuri qartë vendin e parë në sondazh. Është krenaria bavareze “BMW”. Rreth 62 për qind e të anketuarve pohojnë se drejtuesit e BMW ngasin më agresivisht. Nuk është larg as konkurrenti më i madh i BMW-së, Mercedes, për të cilin 44 për qind e të anketuarve pretendojnë se është zgjedhja e agresorëve në rrugë. Ky Top 5 famëkeq mbyllet nga tre marka të tjera gjermane – “Audi”, “Porsche”, “Volkswagen”, dhe me këtë duhet të vërejmë se top pesëshja është shumë larg nga pjesa tjetër e grupit.

    Vetëm 2 për qind e të anketuarve e lidhin agresivitetin në rrugë me markat “Seat” dhe “Volvo”, dhe pozicioni i “Opel” është disi i habitshëm. Gjegjësisht, dihet se “Opel” është vetura e preferuar e akorduesve, të zakonshëm janë edhe versionet sportive, por mesa duket shoferët e këtyre përmasave nuk konsiderohen agresivë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark