×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kjo është video-loja dedikuar Holokaustit që po bënë bujë në botë

    Insajderi
    02 March 2023 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video lojë e re është prezantuar së fundi, me një qëllim të qartë: Lojtarët e saj vihen në rolet e anëtareve të një familjeve hebreje të cilët largohen me forcë prej shtëpisë së tyre gjatë holokaustit dhe dërgohen në një kamp internimi.

    Sado e ashpër të duket, loja e quajtur “Drita në errësirë”, e krijuar nga Luc Bernard, me qendër në Los Anxhelos, ka për synim rritjen e ndërgjegjësimit mbi një pjesë të errët të historisë, e cila nuk i duhet lënë kurrsesi harresës. 

    “Fokusi im është më shumë dijeni mbi Holokaustin në të gjitha ato zona ku nuk mësohet shumë për të”, ka thënë krijuesi.

    “Ngjarjet zhvillohen në Francë. Në fund, personazhet përfundojnë në Aushviç. Vendosa të mos e censuroj veten. Videolojrat sot kanë impakt edhe më të madh se filmat dhe muzika, po kthehen në formën kryesore të argëtimit. Dhe kur kemi gjëra si Holokausti për të cilat duhet folur gjithmonë, mendova se njerëzit mund të mësojnë për të edhe përmes lojës”, ka deklaruar Luc Bernard.

    Në fokusin e Bernardit, janë adoleshentët.

    “Personalisht, mendoj se fëmijët nuk duhet ta luajnë, e as të dinë ndoshta aq shumë për Holokaustin, por adoleshentët po. Them se është mosha e duhur për t`u informuar mbi këtë gjë”, ka thënë ai.

    Ai thekson më tej se loja është falas, pikërisht sepse dëshiron që edhe të rinjtë në zonat rurale apo rajonet e paprivilegjuara, siç i quan ai, të jenë në gjendje të mësojnë më shumë mbi këtë temë, pasi për të, i gjithë fokusi është vetëm tek muzetë, por ato frekuentohen vetëm nga një pjesë e vogël e popullsisë./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark