×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo komunë ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në vende të hapura publike

    Insajderi
    17 December 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Obiliqit nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

    “Ndalimi i përdorimit të mjeteve piroteknike bëhet me qëllim të sigurisë së qytetarëve, mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe mjedisit, si dhe për mbrojtjen e shëndetit të popullatës”, thuhet në njoftimin  e bërë nga komuna e Obiliqit.

    Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ka njoftuar qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar deri më 26 dhjetor.

    Nëse qytetarët i përdorin këto mjete përpara kësaj date, ata mund të gjobiten deri në 500 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark