Kjo pjesë e trupit është imune nga koronavirusi - Insajderi
×
LifeStyle

Kjo pjesë e trupit është imune nga koronavirusi

Insajderi
08 November 2020 - 17:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërkohë që jemi në pritje të daljes së vaksinës ndaj Covid-19, njerëzve u rekomandohet që të ruajnë distancimin social, pasi kontakti fizik dhe qëndrimi pranë të tjerëve është burim infektimi.

Infeksioni merret nga spërklat që bien në fytyrë, por, sipas një studimi, një pjesë e fytyrës është imune ndaj virusit. Bëhet fjalë për syrin.

Sipas studimit të Universitetit të Uashingtonit, publikuar në “Cell Reports”, koronavirusi nuk arrin që të shumohet në kornenë e syrit. “Në analizat që bëmë, nuk kemi gjetur asnjë rast të shumimit të Covid-19 në sy”, shprehet Jonathan J. Miner, një nga udhëheqësit e studimit.

Kërkuesit shkencorë nuk dinë të thonë pse syri ka imunitet ndaj koronavirusit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark