Insajderi
Sport

Kjo po përflitet se është e dashura e re e Lamine Yamal

Insajderi
02 December 2024 - 15:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo po përflitet se është e dashura e re e Lamine Yamal
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, u pa duke realizuar blerje me një yll spanjoll të TikTok, për të cilën fansat e tij supozuan se ishte e dashura e tij e re.

Yamal fitoi famë të jashtëzakonshme vitin e kaluar pasi shkëlqeu duke luajtur për Barcelonën dhe Spanjën, me të cilët fitoi Euro 2024, pas së cilës fitoi edhe çmimin ‘Golden boy’.

Gjatë rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm, jeta private gjithashtu mori vëmendjen e mediave spanjolle.

Ai thuhet se ishte në një lidhje me influencerën e Barcelonës, Alexa Padilla këtë verë para se të ndaheshin, dhe tani ai është parë me yllin dhe modelen e TikTok, Anna Gegnoso.

Në një video të postuar në Instagram, Lamine (17 vjeçar) dhe influencerja e lartpërmendur, që është dy vjet më e madhe se ai, janë parë duke bërë pazar vetëm pak ditë pas kthimit të tij nga lëndimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark