
Në mesin e të 7 të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë i njohur si rasti “Adriatiku” është edhe Enver Belegu, i cili zyrtarisht nuk ka ndonjë post në kompaninë Mc Food.
Avokati i tij, Gëzim Kollçaku thotë se Enver Belegu ndodhej në kompani për të paguar një borxh.
Sipas tij, në momentin kur Belegu kishte hyrë në fabrikë, njëri nga zyrtarët policorë e ka urdhëruar qe mos të dal nga automjeti pa e pyetur fare se pse ka ardhur dhe vetëm pas 40 minutash atë e morën, e dërguan në stacionin policor si i dyshuar edhe përkundër faktit se i njëjti ka pasur me vete faturat që tregojnë arsyen e shkuarjes në këtë fabrikë.
“I mbrojturi im Enver Belegu, ditën kritike ka shkuar në fabrikë me qellim që të paguajë një pjesë të borxhit të cilin ia ka pasur kësaj fabrike me të cilën punon që nga fillimi dhe në momentin kur ka hyrë në fabrikë njeri nga zyrtarët policor e ka urdhëruar qe mos te dal nga automjeti pa e pyetur fare se pse ka ardhur dhe vetëm pas 40 min e kanë marrë me vete dhe e kan dërguar në stacionin policor si i dyshuar edhe përkundër faktit se i njëjti ka pasur me vete faturat që tregojnë arsyen e shkuarjes në këtë fabrikë”, i tha avokati Kollçaku InDoksit përmes një përgjigje me shkrim.
Avokati ka theksuar poashtu se klienti i tij asnjëherë nuk është ndeshur me ligjin.
“I mbrojturi im i cili kurrë në jetë nuk ka pasur as më të voglin kundërvajtje rastësisht ka qëlluar në vendin dhe kohën e gabuar pa pasur ide se çka është duke ndodhur në ketë fabrikë”, tha ai
Edhe Belegu vazhdon që të mbetet ende në paraburgim.
Dokumentari i plotë: