×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Klikë, të infektuar”- Thellohet përçarja e AAK-së në Deçan, ish-deputeti njofton se do t’i hyjë garës për kryetar si i pavarur

    Insajderi
    17 December 2023 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka paralajmëruar se do të kandidojë si i pavarur për kryetar të Komunës së Deçanit. Ai ka thurur një varg kritikash për pushtetin aktual të Bashkim Ramosajt në këtë komunë.

    Demaliaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka pretenduar se pakënaqësia e deçanasve është rritur me pushtetin e Ramosajt, shkruan Gazeta INsjaderi.

    “Duke parë se pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj dhe pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë.!! Ne veq kemi biseduar bashkë për këtë të dashur qytetarë.!!”, ka shkruar ai.

    “Andaj edhe kur më keni pyetur se a e kam me të vërtetë???  Unë sot po ju them se përfundimisht e kam me të vërtetë dhe do të jem pranë jush deri në finale kur do ta përmbysim këtë klikë qeverisëse dhe do ta kthejmë AAK-në në binarët e saj dhe meritokracia dhe transparenca do të mbizotëroj në qeverisje lokale në Deçan.!!”, ka thënë më tej ish-deputeti i AAK-së.

    Demaliaj ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të aplikojë edhe me listë zgjedhore për asamblenë komunale të Deçanit.

    Po ashtu, ai ka thënë se do të tërhiqet nga kandidatura për deputet.

    Demaliaj ka pasur “fërkime” të herëpashershme me Ramosajn që prej se ky i fundit është zgjedhur kryetar i Deçanit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark