×
  • Lajme
  • Insajderi

    Klinaku: Kemi punë me qeveritarë e deputetë që po e shkelin Kushtetutën

    Insajderi
    16 June 2022 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veteranët e UÇK-së janë duke protestuar edhe sot para Kuvendit të Kosovës. Ata po kërkojnë rritje të pensioneve.

    I pranishëm në protestë është edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili u shpreh se punë kanë me deputetë e qeveritarë që po e shkelin sipas tij ligjin.

    “Këta deputetë që shkelin ligje e Kushtetutën nuk e kanë vendin këtu”, tha Klinaku para protestueseve.

    “Ju kisha lutur që të jeni të qetë se ne nuk kemi punë me policinë, sepse policia është e jona. Ne kemi punë me qeveritarët deputetë që e kanë shkelur Kushtetutën”, ka bërë thirrje Klinaku.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark