Insajderi
Lajme

Klinika e Pediatrisë së vjetër në QKUK tash e 24 orë pa rrymë, ankohen prindërit

Insajderi
15 February 2025 - 18:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klinika e Pediatrisë së vjetër në QKUK tash e 24 orë pa rrymë, ankohen prindërit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Klinika e Pediatrisë së vjetër në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës ka gati 24 orë që ka mbetur pa rrymë. Si pasojë e kësaj, në këtë klinikë nuk po funksionojnë as ngrohjet e as aparaturat shëndetësore.

Nëna e një fëmije që po trajtohet në këtë klinikë, ka thënë për Sinjalin se ka disa fëmijë që janë të shtrirë në këtë klinikë, por asnjë pajisje dhe as ngrohjet nuk po funksionojnë.

Ajo ka theksuar se është shumë e shqetësuar pasi fëmijën e ka dërguar për t’u shëruar, ndërsa nga i ftohti dhe mungesa e trajtimit adekuat mund të sëmuret akoma më shumë.

Ndërkaq, nga QKUK kanë thënë se mungesa e rrymës ka ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit energjetik.

“Energjia elektrike u ndërpre mbrëmë në oborrin e vjetër dhe të ri të Klinikës së Pediatrisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik, por falë angazhimit maksimal dhe reagimit të shpejtë të stafit kujdestar, ekipeve teknike dhe gjithë personelit të QKUK-së, u aktivizuan menjëherë gjeneratorët emergjent, duke siguruar furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për pajisjet jetike. Rreth orës 23:15, furnizimi me energji elektrike u rikthye plotësisht në ndërtesën e re të Pediatrisë, ndërsa për ndërtesën e vjetër, puna po vazhdon për rikthyer funksionalitetin e plotë të rrymës dhe ngrohjes”, kanë thënë nga QKUK.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark