Insajderi
Show

Klodian Mihaj shtyn gazetarin teksa tentoi të realizonte një intervistë me Elijona Binakajn

Insajderi
04 June 2026 - 19:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klodian Mihaj shtyn gazetarin teksa tentoi të realizonte një intervistë me Elijona Binakajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një moment i papritur gjatë eventit të organizuar nga Tayna ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka nxitur reagime të shumta nga publiku.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj dhe Eljona Binakaj, të cilët u gjendën në qendër të vëmendjes për një situatë të ndodhur gjatë mbrëmjes.

Në një moment, gazetari Butrint Pasjaqa tentoi të realizonte një intervistë me Eljonën, por situata mori një kthesë të papritur kur Klodi ndërhyri gjatë bisedës.

Foto: Facebook

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se ai afrohet pranë gazetarit, ndërsa në një moment duket se e shtyn atë.

Videoja ka nxitur reagime të shumta online, ku një pjesë e publikut e ka cilësuar sjelljen e Klodit si të papërshtatshme dhe agresive.

Për më shumë detaje, ndiqni videon e plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark