×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klopp ka treguar pasuesin e tij tek Liverpooli

    Insajderi
    26 January 2024 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një numër i madh emrash ka qarkulluar në internet si kandidat potencial për zëvendësimin e gjermanit.

    Por, Klopp e ka përzgjedhur asistentin aktual, Pep Ljinders si pasuesin e tij në stolin e “Të Kuqve”, duke shtuar se i ka të gjitha që i nevojiten për ta drejtuar klubin.

    Ndryshe nga bastet, gjermani beson se është Ljinders personi që duhet ta pasojë atë. Klopp këtë e bëri të qartë sot (e premte) në një konferencë për media.

    “Djemtë janë gati të vazhdojnë, e di këtë dhe pretendoj kështu. Pep spikat këtu në veçanti, ai kishte një ndikim të madh në lojën tonë gjatë viteve të kaluara, pasi më dha mua shumë pikëpamje të reja për futbollin, dhe nëse dikush është gati për ta udhëhequr këtë skuadër, atëherë është ai”, ka thënë Klopp.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark