×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Klubet e Kosovës mësojnë sot kundërshtarët në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës

    Insajderi
    14 June 2022 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesditën e sotme do të bëhet tërheqja e shortit në garat evropiane për skuadrat nga Kosova.

    Nga ora 12:00, kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do të mësojë kundërshtarin e parë.

    Skuadra e Ilir Dajës do ta nis aventurën e re në Evropë nga rundi i parë në Ligën e Kampionëve.

    Kampioni i Kosovës, Ballkani mund të përballet me gjigantin suedez, Malmo në rundin e parë.

    May be an image of text that says 'Group 2 Seeded Malmö (SWE) Bodo Bodo/Glimt (NOR) HJK (FIN) The New Saints (WAL) Žalgiris (LIT) Unseeded Linfield (NIR) KÍ (FRO) Preliminary round winners RFS (LVA) Ballkani (KOS)'

    Krahas Malmos, Ballkani mund të përballet edhe me Bodo/Glimtin e Norvegjisë, HJK Helsinkin e Finlandës, The New Saints e Uellsit dhe Zhalgiris e Lituanisë.

    Nga ana tjetër, në Ligën e Konferencës do të marrin pjesë Llapi, Drita dhe Gjilani, teksa shorti hidhet nga ora 13:00, transmeton frontonline.

    May be an image of text that says 'UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE 1932 Olimpija Ljubljana (SVN) Budućnost Podgorica (.NE) B36 Tórshavn (FRO) Gzira United (MLT) St Joseph GIB KF.API lllu'

    Fituesi i Kupës së Kosovës ka për kundërshtarë të mundshëm Olimpija Ljublanën, Buducnostin e Podgoricës, B36 Torshavn, Gzira United dhe St Joseph’s.

    Nga ana tjetër, Drita e Gjilanit mund të bie në short me Inter Turkun, Panevezys, Paide Linaameeskond, Akademija Pandev dhe Hamran Spartansin.

    May be an image of 3 people and text that says 'F.C. DRITA GJILAN FC Inter Turku (FIN) FC Panevezys (LTU) 1947 FC Paide Linaameeskond (EST) FC Akdemija Pandev (MKD) FC Hamran Spartans (MLT)'

    Dhe për fund, kundërshtarët e mundshëm të Gjilanit janë KuPS Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Latvi) dhe Kauno Zalgiris (Lituani)./FrontOnline/

    No photo description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark