Insajderi
Insporti

Klubet e Serie A shprehin interesim për futbollistin shqiptar

Insajderi
01 May 2026 - 14:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klubet e Serie A shprehin interesim për futbollistin shqiptar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ardhmja e Armando Broja pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në merkaton e verës, teksa interesimi nga klubet e Serie A vijon të mbetet i fortë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar një sezon të vështirë me Burnley, ku në 23 paraqitje në Premier League ka arritur të shënojë vetëm një gol. Realizimi i vetëm i tij daton më 20 dhjetor, në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth, raporton TCh.

Pavarësisht statistikave modeste, Broja mbetet një profil interesant në treg dhe mund të largohet sërish në formë huazimi gjatë verës. Interes për të kishin shfaqur më herët Parma dhe Udinese, ndërsa emri i tij vijon të jetë në listat e këtyre klubeve.

Situata mund të favorizojë një lëvizje të mundshme, sidomos nëse lojtarë si Mateo Pellegrino dhe Keinan Davis largohen nga skuadrat respektive në muajt e ardhshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark