Insajderi
Lajme

KMDLNj: Sulmet ndaj institucioneve shkaktojnë anarki

Insajderi
21 March 2016 - 12:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas sulmeve me koktej molotovi që janë bërë së fundi ndaj pronave publike.

Përmes një komunikate për media, KMDLNj thotë se Kosova ka filluar ti ngjasojë Turqisë sa i përket sigurisë.

Sulmet me koktej molotovi, sipas KMDLNj-së, “ndjellin frikë te qytetarët , të shkaktojnë anarki e cila , për stacion të fundit të këtyre që po e rrezikojnë pronën dhe jetën e qytetarëve të Kosovës , e kanë skenarin e Turqisë”.

“Nuk ka dyshim se këto sulme janë mirë të planifikuara dhe koordinohen nga një qendër e përbashkët. Të sulmohen institucionet qeveritare , Kuvendi , Presidenca dhe institucionet e drejtësisë nënkupton se sulmohen vet themelet e shtetit dhe pasojat do të jenë të rënda , si në aspektin politik , ekonomik , afirmativ e sidomos të sigurisë sepse kanë për qëllim krijimin e kushteve për një pasiguri të përgjithshëm.”

Javëve të fundit, disa vetura zyrtare janë djegur me koktej molotovi.  Cak i sulmeve kanë qenë edhe institucione publike si presidenca, gjykata e të tjera.  Po ashtu, edhe një numër i veturave private të disa përfaqësuesve të lartë të partive në pozitë janë djegur./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark