×
  • Lajme
  • Lajme

    Kodra e Goleshit dhe Prevalla vazhdojnë të përballen me zjarr, pamje nga mbrëmë

    Insajderi
    14 August 2024 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si shkak i temperaturave të larta, zjarri ka filluar të përfshijë disa zona malore në Kosovë.

    Disa prej tyre janë Kodra e Goleshit dhe Prevalla, ku lexues të Insajderit kanë dërguar pamje në adresë të mediumit që ilustrojnë se si janë përfshirë nga zjarret.

    Zjarrfikësit në Prevallë gjatë ditës së djeshme janë ankuar se kanë kërkuar ndihmë nga ajri për ta shuar zjarrin, mirëpo që s’ka vepruar askush.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë ditës së djeshme ka diskutuar edhe për situatën me zjarret me komandantin e KFOR’it,

    “Në këtë takim u diskutua dhe rreth ballafaqimit me zjarret në këto ditë të nxehta vere dhe ndihmës që KFOR-i do të mund të ofronte në shuarjen e tyre që nisën me fusha e arritën maleve”, u tha në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark