Insajderi
Ballina 5

Koeficienti i pagave: Për Insajderin flasin nga Sindikata e Shërbimit Korrektues

Insajderi
01 February 2023 - 14:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Koeficienti i pagave: Për Insajderin flasin nga Sindikata e Shërbimit Korrektues
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme, vlera monetare e koeficientit të pagave do të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024. Në lidhje me këtë, Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj.

Sadikaj tha se me koeficientin për stafin e uniformuar janë të kënaqur, ndërsa pakënaqësi ka në stafin civil dhe atë mbështetës.

“Në si  shërbim korrektues për staf të uniformuar jemi të kënaqur. Por jo edhe për staf civil, për shkak se në shërbim korrektues punojnë edhe stafi civil dhe stafi teknik dhe mbështetës”, tha Sadikaj për Insajderin.

Saikaj tha se është shqetësuesi se si koeficienti nuk ka arritur as deri në katër për disa kategori.

“Shembull tek stafi mbështetës, teknik dhe civil nuk ka arritur as deri në katër dhe kjo është shqetësuese, kishte rrezik që edhe për stafin e uniformuar numri të ishte më i vogël se 5.5, por fatmirësisht nuk ndodhi ashtu”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark