“Koha Ditore” mposhtë sërish konkurrencën në zhdukje të gazetave të printuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Koha Ditore” mposhtë sërish konkurrencën në zhdukje të gazetave të printuara

    Insajderi
    19 January 2017 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata zvicerane, “ICERTIAS”, me bazë në Cyrih, edhe sivjet e ka shpallur gazetën “Koha Ditore” si gazeta më e mira ditore në raportin çmim-cilësi për tregun kosovar duke i ndarë çmimin “Best Buy Aëard”, njofton Koha.net.

    ICERTIAS ka njoftuar se përmes një hulumtimi të tregut matë përvojën, mendimet dhe perceptimet që kanë konsumatorët lidhur me ofruesit të cilët ofrojnë vlerën më të mirë për paratë e klientëve.

    Sipas njoftimit nga ICERTIAS, “Koha Ditore” ka dal e para në kategorinë e gazetave të përditshme, andaj dhe tash e tutje e vetmja në Kosovë ka të drejtën e bartjes së logos “Best Buy Award”.

    “Koha Ditore”, në këtë garë, ka mposhtur disa mediume që ende publikohen në version print në Kosovë. Mbrapa saj në matjet e organizatës “Icertias”, kanë dalë gazeta “Zëri”, “Epoka e Re”, “Kosova Sot” dhe “Bota Sot”.

    Po, ashtu portali  Koha.net ka njoftuar  se certifikata “Best Buy Awards”,  për raportin çmim-cilësi është e vlefshme për dy vjet.

    “Koha Ditore” ka dalë e para edhe në hulumtimin e kaluar të kryer nga ICERITAS në Kosovë, para dy vitesh.

    Shumë gazeta të publikuar në versionin print në Kosovë, tashmë janë mbyllur. Ngjashëm ka ndodhur edhe në botë, kur gazetat prestigjioze kanë ndërprerë botimin në prin duke u fokusuar vetëm në online.  “The Independent”, në mars të 2016-es ndërpreu botimin në print, ndërsa “The Guardian”, përgjysmoi tirazhin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark