×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Koha e fundit që ta trajtojmë më me kujdes votën serbe dhe çka duhet bërë me Listën Serbe?

    Insajderi
    28 December 2020 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Fatmir Sheholli

    Nëse do të ekzistonte komision qe vlerëson ” personalitetin e vitit në politike”, atëherë padyshim Etem Arifi ( ish deputet tani ne burg) do ti plotësonte kushtet e shpalljes ” personalitet politik i vitit” jo për ndonjë rezultat spektakular por që vota e tij u ba ” sebep” e ra qeveria Hoti!

    E nisa kete shkrim me Etem Arifin ( sepse 20 deputet nga 120 te Kuvendit te Kosovës zgjidhen nga radhët e jo shqiptarëve) për të përkujtuar se sa duhet institucionet e Kosoves te jene syhapur kur kandidojn neper Lista politike personalitete te ndryshme per deputet! Shqipetaret garojne per 100 deputet dhe asnje me shume! 20 te tjere garojn nga radhet e komuniteteve jo shqipetare! Eh, pra, partite politike shqipetare duhet te garojn per 100 deputet! Kur po i shofim e degjojme keto sondazhet e fundit kur VV do te fitoje deri ne 65 deputet atehere krejt partive tjera ( LDK, PDK, AAK, Nisma e AKR) po ju mbesin 35 deputet.

    Ne kete kuvendin e fundit ( ne shkuarje) te gjitha partite shqipetare pa VV i paten 71 deputet, qe dmth ( sipas VV) do te kene 36 deputet me pak ne zgjedhjet e ardheshme! A eshte kjo e mundshme, dikush do te thonte ” s’mundesh, ndoshta edhe mundesh por pastaj nuk mundesh”! ( E huazuar nga Albin Kurti ne momentin e shkarkimit te Ministrit te MPB Agim Veliu) ! A ka mundesi qe ky termet politik ne Kosove te ndodhe qe per here te pare ne historin e shtetit te Kosoves te kemi nje parti politike e cila ” fikall vetun” te perfaqesoje tri pozicionet kryesore te shtetit ( Presidentin, Kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit) !?

    Nese VV do te kishte 65 deputet atehere 20 deputet te komuniteteve jo shumice do ti mjaftonin qe te kete 85 deputet dhe pa problem te zgjedh te gjitha pozicionet e lartecekura, veçanarisht presidentin e Kosoves! Por çka nese ne ato rrethana Lista Serbe del me propozim qe presidenti i Kosoves ti takoje Listes Serbe !? Apo çka nese del me propozim komuniteti jo serbe ( kane 10 deputet) me propozim per president te Kosoves!?

    Nuk po paragjykoje, por vetem i lansova mundesit qe do te paraqiteshin nese sipas sondazahve te VV del rezultati siq ata e paraqiten keto dite ne opinion ! Ndoshta dikush mund te thot jane deshira te babadimrit apo eshte komike e 1 Prillit! Por, realiteti pas zgjedhjeve per parlamentin e Kosoves do te jete i tille qe pa dy parti shqipetare nuk do te arrihet asesi numri i mjaftueshem per zgjedhjen e presidentit! Deri atehere mireupafshim dhe urime Viti i Ri!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark