×
  • Lajme
  • Insajderi

    Koha kur Kurti e surprizoi Latifin me një telefonatë

    Insajderi
    06 October 2022 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Përpjekjet” e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi që shëndetësinë në Kosovë ta drejtoj drejt një rruge të denjë e ta përmirësoi atë, i erdhi fundi. Latifi e la “në baltë” edhe “suprizuesin” e tij, shefin e ekzekutivit, Albin Kurtin i cili vetë e ftoi t’i dal në ballë punëve në këtë dikaster.

    Pse suprizuesin?

    Rreth 10 muaj më parë kur i kishte telefonuar Kurti për t’a bërë ministër, Latifi tha se e kishte përjetuar një prej surprizave më të mëdha në jetë.    

    “Kur z.Kurti më thirri në telefon, ishte një nga surprizat më të mëdha të jetës sime. Kurre se kisha menduar se do të më ndodhte kjo lloj gjëje mua. Mund të më godiste rrufeja në pikë të ditës, por jo kjo”, tha Latifi.

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

    “Me zhgënjim të thellë, dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive ofroj dorëheqjen”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Latifit për kryeministrin Albin Kurti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark